Gjykata e Beogradit ia cakton 30 ditë paraburgim Tefik Mustafës NULL NULL 03.06.2024 19:33 03.06.2024 19:33 Tefik Mustafa, u arrestua nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdare. Ai u prangos nga policia me pretendimet se ka kryer krime lufte. Ndërkaq sot, mediat serbe raportojnë se atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë e Beogradit. Në arsyetimin e këtij vendimi pretendohet se ekziston rreziku i arratisjes dhe ndërhyrjes në procedurë duke ndikuar te dëshmitarët. Rreth rastit ka reaguar edhe Ministria e Jashtme dhe Diasporës. Në reagimin e MPJD-së thuhet se për këtë janë njoftuar edhe shtetet e QUINT-it. Kjo ministri bëri thirrje që ai të lirohet. Lidhur me këtë ngjarje Klankosova.tv ka raportuar gjatë së dieles/ Klankosova.tv Arrestimi i kosovarit në Merdare, MPJD njofton shtetet e QUINT-it