18 të arrestuar në Poloni për bashkëpunim me Rusinë dhe Bjellorusinë NULL NULL 03.06.2024 18:09 03.06.2024 18:09 Foto ilusruese: Arrestim Polonia ka arrestuar 18 persona të akuzuar për aktivitete armiqësore ose sabotim në emër të Rusisë dhe Bjellorusisë. Një nga skemat dyshohet se përfshinte plane për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, tha ministri i Brendshëm, Tomasz Siemoniak Dhjetë nga të arrestuarit që nga dhjetori ishin të përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin e formave të ndryshme të sabotimit në të gjithë Poloninë, tha gjithashtu ai në një konferencë shtypi. Autoritetet në Poloni i kanë lidhur disa zjarrvënie të kohëve të fundit ose tentativa për zjarrvënie me agjentë të sponsorizuar nga Rusia, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. Siemoniak tha se aktet e sabotimit ishin me sa duket pjesë e një plani më të gjerë që përfshin gjithashtu sulme kibernetike, duke i shtyrë emigrantët në Bjellorusi të kalojnë në Poloni dhe duke kërcënuar sigurinë e vendit. “Ne nuk kemi asnjë dyshim se me ofertën e një vendi të huaj, Rusisë, ka disa njerëz aktivë që janë të gatshëm të kërcënojnë jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve polakë”, tha Siemoniak.