Nis Forumi Ekonomik mes Turqisë dhe Kosovës NULL NULL 03.06.2024 09:30 03.06.2024 09:30 Forumi Ekonomik Turqi-Kosovë. Foto: Klan Kosova Ka nisur Forumi Ekonomik mes shtetit të Turqisë dhe atij të Kosovës. Vetëm disa minuta më parë u mbajt takimi bilateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministrit të Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat, njofton Klankosova.tv. Ndërkaq kjo ditë, shënon ditën e katërt të vizitës zyrtare të Kurtit me delegacionin kosovar në Turqi. Po ashtu, Kurti zhvilloi takime me presidentin, Recep Tayyip Erdogan, e edhe me kryediplomatin turk, Hakan Fidan. Ndër të tjera, ai pati takim të gjatë, edhe me diasporën shqiptare.