Kremlini kërcënon me luftë NATO-n nëse Ukraina përdor armët amerikane kundër Rusisë NULL NULL 31.05.2024 22:31 31.05.2024 22:31 Ukraina Një zyrtar i lartë rus ka thënë se mund të hyjë në luftë me NATO-n nëse Ukraina godet brenda Rusisë me armë amerikane. Të enjten, presidenti Joe Biden hoqi pjesërisht kufizimet se si Ukraina mund të përdorë furnizimet ushtarake të dërguara nga ShBA-ja, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv. Si përgjigje, zyrtari i lartë rus i sigurisë, Dmitry Medvedev lëshoi një sërë paralajmërimesh për Perëndimin. “Rusia i konsideron të gjitha armët me rreze të gjatë të përdorura nga Ukraina si tashmë të kontrolluara drejtpërdrejt nga ushtarakët e vendeve të NATO-s. Kjo nuk është ndihmë ushtarake, kjo është pjesëmarrje në një luftë kundër nesh”, tha Medvedev. “Dhe veprime të tilla mund të bëhen një casus belli [një akt që provokon një luftë].”