Partia e majtë franceze i kërkon qeverisë të njohë shtetin e Palestinës NULL NULL 26.05.2024 18:07 26.05.2024 18:07 Partia e majtë franceze u mblodh të shtunën (25 maj 2024) përpara zgjedhjeve evropiane. I kërkoi qeverisë të njohë shtetin e Palestinës. Foto: AP Udhëheqësi i partisë së majtë franceze La France Insoumise (LFI) u tha mbështetësve në një tubim të shtunën se tani është momenti për të njohur zyrtarisht Palestinën. Jean-Luc Mélenchon foli me mbështetësit në qytetin Aubervilliers, afër Parisit, ndërsa fushata për zgjedhjet evropiane të vitit 2024 hyn në javët e saj të fundit. “Franca duhet ta njohë shtetin palestinez tani, balanca e fuqisë duhet të tregojë se e gjithë bota e dënon këtë gjenocid”, u shpreh ai. Në skenë iu bashkua edhe kandidatja e LFI-së, Manon Aubry, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv. Ajo tha se partia e saj nëse e merr pushtetin do të ndjekë sanksione kundër Izraelit, si dhe do të ndalojë dërgimin e dërgesave të armëve në vend.