Rritet në 670 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Papua Guinenë e Re NULL NULL 26.05.2024 10:10 26.05.2024 10:10 Foto nga AP Organizata Ndërkombëtare për Migracionin rriti të dielën në më shumë se 670 numrin e viktimave nga një rrëshqitje masive e dheut në Papua Guinenë e Re. Serhan Aktoprak, shefi i misionit të agjencisë së migracionit të OKB-së në kombin ishullor të Paqësorit Jugor, tha se numri i rishikuar i vdekjeve bazohej në llogaritjet e fshatit Yambali dhe zyrtarëve provincialë Enga se më shumë se 150 shtëpi ishin groposur nga rrëshqitja e së premtes, transmeton Klankosova.tv. “Ata po vlerësojnë se më shumë se 670 njerëz janë nën tokë për momentin”, tha Aktoprak për Associated Press.