E godet vajzën e tij dyvjeçare, arrestohet mitrovicasi NULL NULL 26.05.2024 08:40 26.05.2024 08:40 Arrestim, foto ilustruese Është arrestuar një burrë në Mitrovicë të Veriut, i cili dyshohet se ka goditur me shuplakë vajzën e tij dyvjeçare. Ndërkaq, gruaja e të dyshuarit, bashkë me motrën e saj kanë tentuar ta ndalojnë, por që ai ka vazhduar duke goditur edhe njërën nga gratë, njofton Klankosova.tv. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur me dorë vajzën e tij të moshës 2 vjeçare. Bashkëshortja dhe motra e saj kanë tentuar që ta ndalojnë, por i dyshuari ka vazhduar duke goditur edhe viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.