Ish-piloti i marinës amerikane mund të ekstradohet nga Australia për t’u përballur me akuzat e ShBA-së NULL NULL 24.05.2024 10:12 24.05.2024 10:12 Daniel Duggan Ish-piloti i marinës amerikane, Daniel Duggan mund të ekstradohet nga Australia për t’u përballur me akuzat e ShBA për trajnimin e pilotëve ushtarakë kinezë për t’u ulur në aeroplanmbajtëse. Ky vendim për 55-vjeçarin u mor të premten një gjykatës i Sidneit. Shtetasi australian i natyralizuar, po përballet me akuza të ShBA-së, duke përfshirë pastrimin e parave dhe shkeljen e ligjit për kontrollin e armëve, duke trajnuar pilotët ushtarakë kinezë për të ulur në aeroplanmbajtëse. Ai i mohon akuzat. Duggan ka 15 ditë për të kërkuar rishikimin e vendimit të gjykatës. Vendimi për ekstradim do të merret përfundimisht nga Prokurori i Përgjithshëm i Australisë. Jashtë gjykatës, gruaja e tij Saffrine tha se familja do t’i apelonte Prokurorit të Përgjithshëm Mark Dreyfus për të refuzuar ekstradimin, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Ish-piloti amerikan i arrestuar në Australi ka punuar me haker kinez, thotë avokati