Incidenti në fluturimin Londër-Singapor, shkon në 71 numri i të lënduarve NULL NULL 21.05.2024 19:45 21.05.2024 19:45 Brendësia e fluturimit SQ321 të Singapore Airline është fotografuar pas një ulje emergjente në Bangkok, Tajlandë, të martën. Foto: Reuters Një person ka vdekur dhe të paktë të tjerë janë lënduar në një fluturim të Singapore Airlines nga Londra që u godit nga turbulenca të forta. Fluturimi përjetoi turbulenca të rënda gjatë rrugës për në kombin e Azisë Juglindore. Numri i të lënduarve, u konfirmua nga Spitali Samitivej Srinakarin në Bangkok, i cili i priti ata, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Spitali tha gjithashtu se gjashtë persona janë plagosur rëndë. Më herët, Kittipong Kittikachorn, menaxheri i përgjithshëm i Aeroportit Ndërkombëtar Suvarnabhumi në kryeqytetin tajlandez tha se shtatë persona u plagosën rëndë. Ndër të plagosurit janë shtetas të Malajzisë, Britanisë së Madhe, Zelandës së Re, Spanjës, ShBA-së dhe Irlandës.