Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

GJNP kërkoi urdhërarrest për të, Netanyahu thotë se kjo nuk do t’i ndalë

NULL NULL
20.05.2024 18:27
Benjamin Netanyahu
Arkiv: Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha se kërkesa nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për të ngritur urdhërarrest për të, nuk do t’i pengojë për luftë.

“Ne do të vazhdojmë në luftë derisa pengjet të lirohen dhe Hamasi të shkatërrohet”, u shpreh ai.

Netanyahu kështu deklaroi në një takim duke folur të hënën në një takim të grupit parlamentar të partisë së tij Likud, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Akuzat kundër shefit të qeverisë së Izraelit dhe ministrit izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant përfshijnë “shkaktim të shfarosjes, shkaktimin e urisë si metodë lufte, duke përfshirë mohimin e furnizimeve me ndihma humanitare, shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve në konflikt”.

lajme të ngjashme