Kosovari cak i hajnave në Vlorë, arrestohet një burrë NULL NULL 20.05.2024 16:08 20.05.2024 16:08 Kosovari cak i hajnave në Vlorë, arrestohet një burrë Një burrë nga Kosova ka qenë cak i vjedhjes në Vlorë. Siç njofton Policia e Shtetit, lidhur me rastin është arrestuar një 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë të caktuar të parave. Gjatë kontrollit fizik të të dyshuarit A.Ç, janë gjetur një shumë parash (euro dhe lekë), dokumentet dhe sendet e tjera të vjedhura nga automjeti i shtetasit kosovar. “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.