Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Duda solidarizohet me popullin iranian pas vdekjes së presidentit Raisi

NULL NULL
20.05.2024 11:51
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, është ndër liderët e parë evropianë që komentoi rrëzimin e helikopterit në Iran, i cili vrau presidentin, Ebrahim Raisi dhe ministrin e Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian.

Duda përmendi rrëzimin e avionit në Smolensk të vitit 2010, i cili vrau 96 njerëz, përfshirë presidentin e atëhershëm polak Lech Kaczynski, dhe shkroi se polakët e dinë ndjenjën e tronditjes pas humbjes së papritur të liderëve politikë, transmeton Klankosova.tv.

“Prandaj, me mirëkuptim të veçantë, ne bashkohemi me të afërmit e viktimave dhe kombit iranian në lutje dhe pikëllim”, tha Duda.

lajme të ngjashme