Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahën e grabitën tre të moshuar në Greqi, arrestohen një shqiptari dhe një maqedonas

NULL NULL
19.05.2024 14:22
Fotografi ilutstuese e policise greke
Fotografi ilutstuese e policise greke

Një kriminel i njohur nga Maqedonia e Veriut dhe një shqiptar janë arrestuar nga policia greke nën akuzën e grabitjes me dhunë.

Grabitësi nga Shkupi, i cili kishte marrë me leje nga burgjet e Chanias por nuk ishte kthyer më në qeli, dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar, morën me qira një makinë në Athinë dhe më pas udhëtuan drejt fshatit Dorizë të Arkadisë, ku kryen dhe grabitjen e 3 të moshuarve.

Dy autorët hynë në shtëpinë ku jetojnë të moshuarit, dy gra dhe një burrë, të cilët i lidhën dhe i rrahën për të marrë pasurinë e tyre. Ata u larguan duke marrë me vete 19.000 euro dhe stoli me vlerë rreth 10.000 euro.

Të dy autorët që janë me precedentë të mëparshëm penal në grabitje u arrestuan disa orë më vonë pas denoncimit të bërë nga një prej të moshuarit e dhunuar./A2CNN/

lajme të ngjashme