Vdes një foshnje 9-muajshe në Spitalin e Ohrit NULL NULL 18.05.2024 17:42 18.05.2024 17:42 Foto ilustruese Një foshnje 9-muajshe ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër. Kështu ka bërë të ditur SPB-Ohër, njofton Klankosova.tv. Në njoftim thuhet se foshnja ishte sjellë paraprakisht me ndihmë të shpejtë u soll në gjendje të pakontaktueshme. “Më datë 17.05.2024 në SPB-Ohër është raportuar se në ora 08:10 në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër ka ndërruar jetë një foshnje 9-muajshe, që paraprakisht me ndihmë të shpejtë u soll në gjendje të pakontaktueshme. Është kryer kontroll, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për abduksion”, thuhet në njoftimin e SPB-Ohër.