Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vriten tre turistë spanjollë në Afganistan

NULL NULL
18.05.2024 10:23

Tre turistë spanjollë janë vrarë nga persona të armatosur në qytetin Bamiyan të Afganistanit qendror, ka njoftuar qeveria spanjolle.

Zyrtarët afganë thanë se një shtetas afgan u vra gjithashtu, ndërsa katër të huaj dhe tre afganë u plagosën.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme afgane, Abdul Mateen Qani, tha se katër persona ishin arrestuar, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Derisa, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha në një postim në rrjetet sociale se ishte “i tronditur nga lajmi për vrasjen e turistëve spanjollë në Afganistan”.

lajme të ngjashme