Sot e nesër në Mal të Zi mbahet Samiti rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Kurti NULL NULL 15.05.2024 10:03 15.05.2024 10:03 Sot e neser (më 15 e 16 maj), në Mal të Zi do të mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Samiti i cili mbahet në Kotorr, pritet të marrë pjesë edhe ndihmëssekretari amerikan në Byronë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, James O’Brien. Aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti do të jetë i pranishëm, të enjten. Përpos tij, aty do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq si dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley. Ky samit do të fokusohet në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së, si dhe do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, thuhet në komunikatë e Departamentit të Shtetit.