Vuçiq takohet me ambasadorin rus, i flet për Kosovën dhe rezolutën e Srebrenicës NULL NULL 14.05.2024 12:21 14.05.2024 12:21 Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori rus, Alexander Botsan-Kharchenko. Foto: Arkiv Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko. Vuçiq tha “se ruajtja e stabilitetit në rajon është me interes jetik për Serbinë”. Sipas tij, lëvizjet siç i quajti “arbitrare” të Kosovës dhe rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën “në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në procesin e pajtimit, ndërtimit të besimit dhe bashkëpunimit në rajon”, transmeton Klankosova.tv. Siç shkruan ai në një postim në llogarinë e tij në Instagram, në bisedë ka përsëritur mirënjohjen e tij për Rusinë, transmeton Klankosova.tv.