Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Siljanovska gjatë fjalimit i referohet shtetit të saj vetëm si “Maqedoni”, ambasadorja greke lëshon sallën

NULL NULL
12.05.2024 19:07
E leshon seancen ambasadorja greke ne betimin presidentes se re te Maqedonise se Veriut
E leshon seancen ambasadorja greke ne betimin presidentes se re te Maqedonise se Veriut; Foto: Alsat M;

Ambasadorja greke në Maqedoninë e Veriut, Sofija Filipidu, lëshoi seancën e inaugurimit të presidentes së re, Gordana Siljanovska Davkova.

Largimi është në shenjë proteste, sepse Siljanovska-Davkova në betimin solemn për presidente nuk e përdori emrin Kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut, por Maqedonia. S

iç bëjnë të ditur nga Ambasada e Greqisë, Filipidu u largua nga seanca solemne pas udhëzimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës kanë shkruar edhe mediat greke./alsatm/

lajme të ngjashme