Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Numri i palestinezëve që ikin nga Rafah rritet në mbi 150 mijë

NULL NULL
11.05.2024 20:35
Njerëzit udhëtojnë me një karrocë në Rafah, qyteti më jugor i Gazës, 10 maj 2024. Fotografia: AFP/Getty Images
Arkiv: Njerëzit udhëtojnë me një karrocë në Rafah, qyteti më jugor i Gazës, 10 maj 2024. Fotografia: AFP/Getty Images

Më shumë se 150 mijë njerëz janë larguar tani nga qyteti Rafah, që nga marrja e paralajmërimeve të hënën nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) për një operacion të afërt ushtarak.

Shumica kanë lëvizur pas sulmeve ajrore dhe luftimeve të intensifikuara më vonë gjatë javës.

Midis atyre që u larguan të premten ishte Iyad Jarboa, një instruktor aktrimi dhe regjisor teatri, i cili u largua nga shtëpia e tij në pjesën lindore të Rafahut të enjten me familjen e tij për të kërkuar siguri në qytetin Khan Younis.

“Ne kemi vuajtur që nga fillimi i luftës, por këto netë të fundit ishin më të vështirat nga të gjitha, me bombardime të llojllojshme kudo dhe askush nga ne nuk mund të flejë. Isha i shqetësuar se mos më vrisnin fëmijët dhe gruan, por edhe nëse do ta linim shumë vonë, nuk do të shpëtonim kurrë”, tha ai, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Vëllai, kunata dhe tezja e Jarboas kanë pësuar lëndime të rënda gjatë konfliktit.

Ai tha: “Ne kemi vetëm dy karrige me rrota, kështu që njërën prej tyre duhet ta mbaj në shpinë dhe kështu do të ishte e pamundur të lëvizja fare nëse situata përkeqësohej”.

lajme të ngjashme