LDK-ja s’i shkon Kurtit në takim: Keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit NULL NULL 11.05.2024 17:09 11.05.2024 17:09 Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuvend Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ia ka kthyer letrën kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili ka kërkuar takim me krerët e partive opozitare në lidhje me agjendën legjislative të kuvendit. Abdixhiku në letrën për Kurtin ka thënë se e konsideron si të vonuar iniciativën, që pas tre vitesh e gjysmë në pushtet të tentojë të gjejë klimë bashkëpunimi, kur sipas tij, vetë Kurti ka shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit. “Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonua tani që , pas tre vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre”. “Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon përherë të jetë mbështetëse për interesit madhore të Republikë, ndonëse nuk i jeni përgjigjur asnjëherë kësaj gatishmërie më bashkëpunim reciprok”, thuhet në letrën e Abdixhikut, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Abdixhiku tha se për sa i përket agjendës legjislative të kuvendit, partia e tij konsideron se e njëjta diskutohet në kryesinë e kuvendit. “Ndërsa, për votimet e marrëveshje ndërkombëtare LDK-ja i konsideron ato mbi politikat ditore, prandaj do të vazhdojë t’i votojë, siç dhe ka vepruar deri më tani”, thuhet në letër.