Komisioneri i Lartë i OKB-së denonon çdo veprim që rrezikon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza NULL NULL 10.05.2024 22:30 10.05.2024 22:30 Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk dënoi të gjitha aktet që rrezikojnë hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare të nevojshme në Rripin e Gazës, sipas një deklarate të premten. “Një pjesë e vogël e kalimeve tokësore në Gaza shërbejnë si linja shpëtimi për furnizimin me ushqime, ilaçe, karburant dhe nevoja të tjera që duhet të lejohen të arrijnë popullatën e dëshpëruar dhe të tmerruar”, tha ai. Türk u bëri thirrje të gjitha palëve të sigurojnë që kalimet për civilët dhe mallrat e nevojshme për mbijetesën e popullatës civile të mos vihen në rrezik përmes operacioneve ushtarake. Ai bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund luftimeve për të siguruar që ndihma e qëndrueshme mund të hyjë në Gaza, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.