Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nipi i Mandelas bën thirrje për protesta pro – palestineze: Ndiqeni shembullin e kolegëve në Amerikë

NULL NULL
10.05.2024 14:09

Nkosi Zwelivelile Mandela, nipi i Nelson Mandela, u ka kërkuar studentëve në mbarë botën që të vazhdojnë me protestat pro-palestineze, sikurse studentët në Amerikë.

Ai poashtu kritikoi sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy për deklaratën se gjyshi i tij nuk do ta kishte mbështetur demonstruesit, transmeton Klankosova.tv

“Ai duhet të pushojë së qeni një apologjet për gjenocidin dhe në vend të kësaj të inkurajojë të gjithë studentët në kampuset universitare në Mbretërinë e Bashkuar dhe evropiane që të imitojnë kolegët e tyre studentë në SHBA në thirrjen e tyre për një armëpushimi në Gaza dhe përkrahja e luftës së popullit palestinez për liri”, ka thënë ai.

Zwelivelile Mandela tha gjithashtu se: “Rinia janë ndërgjegjja e botës sonë dhe zërat e tyre janë busull morale që na udhëheqin drejt një të ardhmeje më të mirë”.

lajme të ngjashme