Shifra e ‘çmendur’, kaq harxhoi mërgimtari për ditëlindjen e Skënderbeut (VIDEO) NULL NULL 09.05.2024 16:39 09.05.2024 16:39 Gjergj Prenkoçaj Një shifër marramendëse u harxhua për të shënuar kujtimin e Skënderbeut. Ky është kontributi i një mërgimtari me rastin e ditëlindjes së heroit kombëtar. Gjergj Prenkoçaj është iniciatori, financuesi dhe ideatori i monumentit të kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që është vendosur në Gjakovë. Për emisionin Kosova Today në Klan Kosova, mërgimtari u shpreh se ceremonia ka kaluar bukur. Tutje ai bëri të ditur se ka rreth dy vjet që e ka nisur këtë ide, meqë Skënderbeu është frymëzuesi me i mirë dhe heroi më shembull që kemi në trojet arbërore. “Krijimi i shtatores ka marrë kohë dy vjet. Gjergji me kalin bronz ka kushtuar 120 mijë euro. Bazamenti 31 mijë e 500. Jam në pritje për TVSh-në, por nëse e shohim totalin, shuma është rreth 178 mijë e 770 euro”. “Unë e kam financuar vetë, por kam pasur dhe disa shokë që më kanë ndihmuar, diku 13 mijë euro, pjesa tjetër është çdo gjë e imja”, deklaroi Prenkoçaj.