OBSh: Ka karburant vetëm edhe për tre ditë për të kryer operacionet mjekësore në jug të Gazës NULL NULL 08.05.2024 23:02 08.05.2024 23:02 Kreu i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë të ditur se ka karburant vetëm edhe për tre ditët e ardhshme për të kryer operacionet e saj mjekësore në jug të Gazës. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se mbyllja e vendkalimit Rafah midis Egjiptit dhe Gazës ka përkeqësuar situatën, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Një prej spitaleve në Rafah tashmë është dashur të mbyllet, duke e bërë situatën akoma më të vështirë”, është shprehur ai.