IDF: Vritet komandanti i njësisë detare të Hamasit NULL NULL 08.05.2024 21:40 08.05.2024 21:40 Fotografi ilustruese. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë pretenduar se kanë vrarë komandantin e njësisë detare të Hamasit. IDF tha se Ahmed Ali ishte në shënjestër gjatë sulmeve në Gaza në një operacion të përbashkët nga IDF dhe Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ushtria izraelite tha se Ali ishte përgjegjës për “disa sulme në territorin izraelit”.