Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtarët izraelitë do të diskutojnë propozimin e Hamasit për armëpushim

NULL NULL
07.05.2024 19:07
Foto nga arkiva.
Foto nga arkiva.

Një ekip zyrtarësh izraelitë ka mbërritur në Kajro për të vlerësuar propozimin e fundit të armëpushimit të paraqitur nga Hamasi.

Një zyrtar i lartë izraelit tha se ekipi do të shqyrtojë nëse Hamasi mund të bindet të ndryshojë propozimin e tij.

Më herët, zyrtari përsëriti se propozimi aktual ishte e papranueshme për Izraelin, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Në tekstin e propozimit të armëpushimit, Hamasi angazhohet për lirimin e 33 pengjeve në fazën e parë të marrëveshjes.

Mbërritja e ekipit në kryeqytetin egjiptian erdhi disa orë pasi tanket izraelite morën kontrollin e anës palestineze të pikës kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Gazës.

lajme të ngjashme