Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

O’Brien dhe Escobar do ta presin Lajçakun, temë diskutimi Ballkani Perëndimor

NULL NULL
06.05.2024 23:29

Ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan për Evropë, James O’Brien, dhe zëvendësi i ndihmëssekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, do ta presin në takim emisarin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Njoftimi u bë nga O’Brien.

Ai tha se takimi pritet të zhvillohet gjatë javës derisa temë e diskutimit do të jetë “mbështetja e Ballkanit Perëndimor”.

Gjatë ditës sot u raportua se Escobar ishte shkarkuar nga pozita e tij.

Por, kjo u mohua nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit.

DASh mohon se Escobar është shkarkuar: Në javët në vijim merr tjetër detyrë

lajme të ngjashme