Premier League: Për herë të parë sonte gjyqtari do të bartë kamerë NULL NULL 06.05.2024 17:26 06.05.2024 17:26 Premier League: Për herë të parë sonte gjyqtari do të bartë kamerë Me fillim nga ora 21:00, Crystal Palace dhe Manchester United, do ta luajnë ndeshjen e fundit të javës së 36-të në Premierligë. Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajë gjyqtari australian, Jarred Gillett. Për herë të parë, Gillett do të mbajë një pajisje të montuar në kokë e cila është e integruar në sistemin e zakonshëm të komunikimit të arbitrit, raportojnë mediat angleze transmeton Klankosova.tv Pamjet nga kamera nuk do të transmetoheshin drejtpërdrejt, por se do të ishte pjesë e një programi që do të shfaqej më vonë gjatë vitit. Nga kjo shpresohet se do të ofrojë njohuri dhe edukim të mëtejshëm për kërkesat e zyrtarit në nivelin me të lartë.