Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja NULL NULL 04.05.2024 09:40 04.05.2024 09:40 Policia e Kosovës Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e raportoi në polici se ai vazhdimisht ushtroi dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Ngjarja ka ndodhur të premten, ndërsa rasti u cilësua “Dhunë në familje”, njofton policia, raporton Klankosova.tv.