Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: S’do të arrijmë marrëveshje në Bruksel për dinarin

NULL NULL
01.05.2024 14:00
Aleksandar Vuçiq
Foto ilustruese

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në Bruksel nuk do të arrihet marrëveshje për heqjen e dinarit.

Ai ka deklaruar se vendi që e udhëheq është në kërkim të një zgjidhjeje rreth kësaj çështjeje,

“Prishtina ka marrë një vendim të kundërligjshëm për heqjen e dinarit, të gjithë e dinë, bëjnë thirrje për bisedime, i pranojnë të gjitha postulatet që Prishtina i ka zbatuar tashmë, dhe pastaj nëse nuk e pranoni, thonë se të dyja palët nuk ishin të gatshme. Të bëjnë kompromis dhe të mos shohin dhe kuptojnë se “Nuk do të arrijmë marrëveshje për heqjen e dinarit, ne kërkojmë zgjidhje”, tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq deri më tani kanë zhvilluar pesë takime me ndërmjetësimin e BE-së për të gjetur një zgjidhje për dinarin.

lajme të ngjashme