Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit

NULL NULL
01.05.2024 10:19
Ragmi Mustafi, kandidat për kryetar të Bujanocit
ARKIV: Ragmi Mustafi

Ragmi Mustafi është kandidat i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Komunës së Bujanocit.

Vetë Mustafi ka konfirmuar se ka këtë të mërkurë ka pranuar nominim për zgjedhjet lokale të 2 qershorit që mbahen në Serbi.

“Karrierën time politike e kam fillu si shumë i ri, me ëndrrën e madhe, t’i shërbej shqiptarëve të Luginës së Preshevës në përgjithësi, e Komunës së Bujanocit në veçanti! Besimin që më dha, fillimisht kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, kryetarit Kuvendit Enver Ramadani, kryesia e antarësia e partisë me të cilën u rritëm të gjithë, që pas udhëheqjes më Këshillin Kombëtar Shqiptar të marrim #Bashkë udhëheqjen e Komunës së Bujanocit është ndër privilegjet më të mëdha të jetës sime, andaj FALEMINDERIT”, ka shkruar Mustafi, transmeton KlanKosova.tv.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Komunës së Bujanocit, sfidat janë të shumta, problemet e mëdha me të cilat komuna jonë vazhdon të ballafaqohet. Ama, jam i bindur se bashkë e me përkushtim, do ngadhnjejmë, që fitorja jonë e 2 qershorit te jetë e madhe, e të fillojë një epokë e re, plotë zhvillim e angazhim në përmirësimin e situatës politike, sociale e ekonomike në Bujanoc”.

Mustafi ka bërë thirrje për mobilizim masiv të shqiptarëve, duke thënë se deri më 2 qershor , cdo ditë do të jetë ditë zgjedhjesh.

 

lajme të ngjashme