Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kate Middleton dhe Princi William zbulojnë foton e papublikuar më parë në 13-vjetorin e martesës

NULL NULL
29.04.2024 18:12

Princi William dhe Kate Middleton të hënën, më 29 prill, festuan përvjetorin e martesës.

Këtë përvjetor ata dhe kanë zgjedhur ta festojnë me një foto të panjohur nga dita e tyre e dasmës, transmeton Klankosova.tv

Në mbishkrimin e fotos ata shkruajnë: “Sot 13 vite më parë” dhe emrin e fotografit, teksa janë fotografuar të buzëqeshur, me Kate Middleton që qëndron përballë bashkëshortit të saj, duke hequr vellon.

Kate Middleton and Prince William

Fotoja ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga përdoruesit e Instagram-it të cilët kanë nxituar t’i urojnë çiftit edhe dasmën, por edhe që Kate të shërohet pas betejës së saj me kancerin.

Çifti u martua më 29 prill 2011 në Westminster Abbey në Londër, ku ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në të gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë.

lajme të ngjashme