Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lajçaku në Podgoricë, thotë se Mali i Zi po përparon në rrugën evropiane

NULL NULL
29.04.2024 13:44
Miroslav Lajçak, Jakov Milatoviq
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në takim me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Foto: Platforma X

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po qëndron për vizitë në Mal të Zi.

Në ditën e parë të vizitës në Podgoricë, diplomati sllovak u takua me presidentin e këtij vendi, Jakov Milatoviq.

“Në ditën e parë të vizitës sime në Mal të Zi, pata një diskutim të thellë me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Mirënjohës për analizën e tij. Të dy ramë dakord që Mali i Zi është në pozicionin e duhur për të bërë përparim të shpejtë në rrugën drejt BE-së”, shkroi Lajçak në një postim në llogarinë e tij në X, transmeton Klankosova.tv.

Lajçaku ditë më parë është nominuar për ambasador të BE-së në Zvicër nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Borrelli nominon Lajçakun për ambasador në Zvicër, Aivo Oravin për ambasador të BE-së në Kosovë

Ai do të shërbejë si i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi deri më 31 gusht, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme