Gruaja e vrarë në Pejë punonte si asistente stomatologjike, reagon Drejtoria e Shëndetësisë NULL NULL 16.04.2024 10:08 16.04.2024 10:08 Gruaja e vrarë në Pejë, Gjyljeta Ukella Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Pejë, ka reaguar për rastin e rëndë që ndodhi sot ku dyshohet se një grua u vra nga burri i saj. DShMS thekson se e ndjera Gjyljeta Ukella, për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. “Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe urtësinë që e ka karakterizu personalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajsë!”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv