Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Enver Hoxhaj zgjidhet anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

NULL NULL
12.04.2024 21:04
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj. Foto nga arkivi.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është zgjedhur anëtar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Shqipërisë.

Ai ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për anëtarësimin në këtë akademi pjesë e së cilës janë emra të mëdhenj të artit e shkencës.

“Jam mirënjohës dhe kam kënaqësinë të pranoj zgjedhjen time anëtar të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, anëtarë të së cilës janë shumë emra eminentë, përfshirë Ismail Kadarenë, Lea Ypi, Anthony Giddens dhe nga Kosova Rexhep Qosja”, ka shkruar Hoxhaj, transmeton KlanKosova.tv.

“Falënderoj shumë Presidentin e Akademisë, Prof. Dr. Fatos Tarifa dhe Kryesinë e saj, duke më bërë mua pjesë të këtij forumi intelektualësh eminentë mbarëshqiptarë dhe botëror!”.

lajme të ngjashme