Gjilani largohet përkohësisht nga zona e barazhit NULL NULL 06.04.2024 17:14 06.04.2024 17:14 Gjilani ka shënuar fitore të thellë ndaj Fushë Kosovës, me rezultat 4-0, në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me shumë pak raste të krijuara nga dy anët. Ndërkohë, ajo e dyta ishte këngë tjetër pasi shënuan katër sosh. Golin e parë e realizoi Roganoviq, në minutën e 52’. Teksa tetë minuta më vonë Bilalli e sëhnoi golin e dytë. “Skifterat” nuk u ndalën pasi shënuan edhe dy gola të tjerë me anë të Jaroviqit. Fillimisht realizoi në minutën e 68’ dhe më pas në minutën e 74’. Gjilani pas kësaj fitore largohet nga zona e barazhit përkohësisht, duke u renditur në vendin e shtatë me 30 pikë, me një pikë më shumë se Feronikeli 74 që është në pozitën e tetë. Ndërkohë Fushë Kosova pozicionohet në pozitën e nëntë me 20 sosh. /Klankosova.tv.