Zjarr në Maliq, flakët përfshijnë sipërfaqe të madhe toke në fshatin Shtiqas të Shqipërisë NULL NULL 01.04.2024 17:32 01.04.2024 17:32 Zjarr ne Maliq; Foto: Top Channel Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të madhe toke në fshatin Shtiqas të Maliqit në Shqipëri. Flakët favorizohen edhe nga era e fortë. Në zonë kanë mbërritur punonjës të zjarrfikëses, shërbimit të mbrojtjes së pyjeve dhe banorë të cilët po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht deri më tani, nuk raportohet që ndonjë banesë të jetë e rrezikuar nga flakët./tch/