Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia e Shqipërisë jep detaje në lidhje me vdekjen e 18-vjeçari që u ther me thikë në Tiranë

NULL NULL
01.04.2024 08:20
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë

Një 18-vjeçar është therur me thikë për vdekje mbrëmë në Tiranë, pas një sherri mes disa  të rinjve.

Policia ka bërë të ditur se 18-vjeçari u plagos pas sherrit të ndodhur në zonën e Shkozës dhe vdiq rrugës për në spital, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç”.

“Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme