Mijëra protestues anembanë botës kërkojnë armëpushim në Gaza NULL NULL 31.03.2024 17:27 31.03.2024 17:27 Mijëra protestues mblidhen për të bërë thirrje për një armëpushim në Gaza më 30 mars, në Londër. Phil Lewis / SOPA Images / LightRocket / Getty Images Mijëra protestues dolën në rrugë në qytete anembanë botës gjatë fundjavës, për të kërkuar armëpushim në Gaza. Protestat u mbajtën në Nju Jork, Londër, Paris, Tunizi dhe Aman të Jordanisë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv Si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza, deri më tani kanë mbetur të vrarë të paktën 32 mijë e 782 palestinezë, dhe janë plagosur 72 mijë e 298 të tjerë.