Ngacmoi seksualisht një grua me probleme të shëndetit mendor, arrestohet burri në Fier NULL NULL 28.03.2024 13:27 28.03.2024 13:27 Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë Është arrestuar një burrë në Fier, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 21-vjeçare. 21-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor, njofton klankosova.tv. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”, sipas njoftimit të policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.