Qeni kafshon në këmbë 12-vjeçarin në Elbasan, procedohet penalisht pronari NULL NULL 27.03.2024 12:57 27.03.2024 12:57 Dy persona janë proceduar penalisht në prokurorinë e Elbasanit, për shkak se qentë që ata mbanin sulmuan dhe kafshuan dy qytetarë. Rastet e shkëputura nga njëra-tjetra kanë ndodhur respektivisht në Cërrik dhe Prrenjas. Policia bën me dije se procedimi në gjendje të lirë nisi për një 31-vjeçar në Cërrik, pasi qeni i tij kafshoi një 12-vjeçar. Ndërkohë që rasti i dytë ndodhi në Prrenjas, ku në prokurori u referuan materialet për një 47-vjeçar, qeni i të cilit sulmoi një kalimtar të moshës 60-vjeç. Dy personat në fjalë do të hetohen në gjendje të lirë në lidhje me rastet. /euronews.al