Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bisedimet për paqe pa Rusinë do të dështojnë, thotë Kremlini

NULL NULL
26.03.2024 13:15
Dmitry Peskov
Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit

Çfarëdo samiti i paqes për Ukrainën që e përjashton Rusinë është thjeshtë “absurd” dhe do të dështojë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.

“A mundet problemi ukrainas të zgjidhet pa pjesëmarrjen e Rusisë? Përgjigja është e qartë – s’mundet”, ka thënë Peskov, transmeton KlanKosova.tv.

“Ukraina është kthyer në instrument në duart kolektive të Perëndimit që me ndihmën e tyre ka për qëllim, ju duket atyre, të vë më shumë presion mbi Rusinë”, ka vazhduar ai.

Është presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që ka bërë thirrje për një samit ndërkombëtar paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Zvicra është pajtuar paraprakisht për të qenë nikoqire e këtij samiti.

lajme të ngjashme