Aksident i rëndë në Lezhë, vdes një shtetas francez NULL NULL 15.03.2024 12:11 15.03.2024 12:11 Shiriti i policisë, foto ilustrim Një shtetas francez ndërroi jetë sot në spitalin e Traumës në Tiranë, pas aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin Lezhë- Laç në afërsi të fshatit Spiten. Samuel Çela pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është arrestuar nga policia. Viktima Alian Peron, 65 vjeç nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra gjatë përplasjes së dy makinave. Në aksident janë përfshire dy automjete, ku siç shihet edhe në pamje makinat kanë pasur një përplasje të fortë duke përfunduar në të dyja anët e parcelave. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, njofton TopChannel, transmeton Klankosova.tv.