Hagari: Të shtënat nga tanket izraelite ishin paralajmërim për të shpërndarë turmën në Gaza NULL NULL 29.02.2024 23:27 29.02.2024 23:27 Foto nga arkiva. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari ka thënë se tanket anket izraelite kanë lëshuar të shtëna paralajmëruese për të shpërndarë një turmë rreth një kolone ndihmash në Gaza, pasi panë se njerëzit në turmë po shkeleshin Hagari këmbënguli se tanket ishin në vend “për të siguruar korridorin humanitar” në mënyrë që karvani i ndihmave të mund të arrinte destinacionin e tij, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. “Tanket ishin aty për të siguruar kolonën sepse njerëzit ishin duke u shkelur dhe me kujdes ato tanke u përpoqën të shpërndajnë turmën me disa të shtëna paralajmëruese”, tha Hagari.