Para Shqipërisë, Zelensky zbret në Arabi Saudite për vizitë NULL NULL 27.02.2024 15:19 27.02.2024 15:19 Foto nga arkiva: Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Arabi Saudite. Ai ka thënë se aty do të bëjë një vizitë si pjesë e dialogut të rregullt me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman. “Tema e parë është formula e paqes. Vitin e kaluar në Jeddah, mbajtëm takimin efektiv të këshilltarëve për të diskutuar zbatimin e tij. Tani jemi pranë samitit të parë të paqes dhe mbështetemi në mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite”, ka shkruar Zelensky, transmeton KlanKosova.tv. “Tema e dytë është kthimi i robërve të luftës dhe të deportuarve. Lidershipi i Mbretërisë i ka kontribuuar tashmë lirimit të njerëzve tanë. Kam besim se ky takim do të prodhojë rezultate”. Ndër temat tjera është edhe bashkëpunimi ekonomik Arabi Saudite – Ukrainë dhe rindërtimi i këtij shteti. Pas Arabisë Saudite, Zelensky pritet që të arrijë në Tiranë.