Vritet një shqiptar nga të shtënat në Mal të Zi NULL NULL 27.02.2024 11:07 27.02.2024 11:07 Mustafa në një nga arrestimet e mëparshme. Foto: Vijesti Një anëtar i një grupi të organizuar, siç raportohet, kriminal, ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar, kanë konfirmuar për gazetën “Vijesti” jozyrtarisht nga administrata e policisë malazeze. Ky medium raporton se viktima është Edmond Mustafa. Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve. Mediat lokale raportuan se sulmuesi u largua me një motoçikletë. Hetimi është duke vazhduar.