Kryen vazhdimisht dhunë fizike e psikike ndaj gruas, arrestohet burri në Deçan NULL NULL 18.02.2024 09:02 18.02.2024 09:02 Dhunë Është arrestuar një burrë në Deçan, i cili dyshohet se në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas të tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton policia.