Blinken mbërrin në ambasadën e ShBA-së në Tiranë NULL NULL 15.02.2024 14:09 15.02.2024 14:09 Antony Blinken Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka nisur takimet e tij zyrtare në Shqipëri fillimisht nga ambasada e ShBA-së në Tiranë. Sipas agjendës, Blinken do të ketë një takim me punonjësit e ambasadës për të shprehur vlerësimin për punën e bërë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjithashtu, pritet që Sekretari Blinken të zhvillojë takim dhe me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në vend. Në agjendë parashikohet një takim me presidentin shqiptar, Bajram Begaj dhe më pas një ndalesë te piramida e Tiranës, ku do të takojë rreth 100 të rinj të cilët kanë pasur mundësi që nëpërmjet studimeve apo programeve të shkëmbimit të përjetojnë eksperiencën amerikane. Rreth orës 16:00 pritet të nisë takimi me kryeministrin Edi Rama dhe më pas edhe një konferencë e përbashkët për mediat e tyre në ambientet e kryeministrisë, shkruan tvklan, transmeton Klankosova.tv.