Pas bashkimit të deputetëve me Rithemelimin, opozita në Shqipëri me lëvizje tjetër NULL NULL 15.02.2024 13:25 15.02.2024 13:25 Opozita në Shqipëri ka paralajmëruar një lëvizje tjetër, pasi bashkimit të grupit të Gazment Bardhit me Rithemelimit. Bardhi përmes një mesazhi lajmëron se të premten ora 12:00 do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar. “Nesër e premte, ora 12:00, në sallën “Antigonea”, Hotel Rogner, do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar. Takimi në pjesën e parë do të jetë i hapur për mediat. u falenderoj!”, shkruan Bardhi. /tch/