Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fletushkat në veri: Bastisen katër lokacione, ndalohen dy persona

NULL NULL
14.02.2024 22:32
Në veri u shpërndanë fletushkat që iu bënin thirrje serbëve për rezistencë

Dy persona janë ndaluar në Mitrovicën e Veriut nga policia, si të dyshuar për shpërndarjen e fletushkave nga e ashtuquajtura “Mbrojtja Popullore” me instruksione serbëve lokalë lidhur për rezistencë ndaj Policisë së Kosovës, si dhe shërbyesve civilë të cilët i ka quajtur se “janë të Kurtit”.

Të dyshuarit janë, G.K dhe D.S, të moshës 46, përkatësisht 53 vjeçare.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se me këtë rast janë bastisur edhe katër lokacione.

“Jemi në kërkim edhe të personit të tretë”, tha më tej Elshani.

Ai njoftoi se njëri nga personat e ndaluar u lirua më pas në procedurë të rregullt.

Të hënën, në Mitrovicën e Veriut ishin shpërndarë disa fletushka që bënin thirrje për rezistencë dhe nxisnin urrejtje.

Në veri shpërndahen fletushka se si t’i rezistojnë Policisë së Kosovës

lajme të ngjashme